Programi

    Gjatë kampit, trajnerët e Juventusit, së bashku me trajnerët lokalë, do të punojnë drejtpërdrejt me fëmijët, duke siguruar një atmosferë të këndshme për trajnim dhe argëtim. Trainerët vendas dhe organizimi i gjithë kampit janë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e vazhdueshëm të trajnerëve dhe administratës së Juventus-it.

    Programi

    Objektivi

    Përmirësimi i kapaciteteve teknike, taktike, fizike dhe aftësitë mendore të lojtarëve.

    Regjistrimet

    I hapur për të gjithë, djem dhe vajza

    Mosha

    Nga 6 vjeç deri në 17 vjeç

    Trajnimi

    Trajnim 1-2 herë në ditë për 5 ditë

    Grupet

    Lojtarët do të ndahen sipas grupmoshave.

    Trajnerët

    Trajnerët do të jenë Italian dhe shqiptar

    Dhurata

    Çdo fëmijë do të marë dhuratë;

    1. Juventus Kit, (uniformë Adidas si tek fotoja)
    2. Çertifika e pjesmarrjes në këtë aktivitet
    Juventus Kit

    Kampi është i hapur, si për fëmijët që janë në klube sportive lokale apo shkolla ​​futbolli, si dhe për lojtarë sportë-dashës që dëshirojnë të përjetojnë përvojën e trajnimit në një klub të madh si juventus.

    Programi i trajnimit ofron kushte për përmirësimin e aftësive fizike, teknike, taktike dhe mendore të pjesëmarrësve në kamp.

    Gjatë trajnimeve do të punojë në situata mbrojtëse dhe sulmuese dhe përmirësimin e shpejtësisë së të menduarit në situata të ndryshme.

    Natyrisht, aspekti social nuk do të neglizhohet, fëmijët do mësojnë përkushtimin, përgjegjësinë dhe shpirtin e skuadrës si në fushë po ashtu dhe jashtë saj.

    Nëse jeni të interesuar, aplikoni online.

    Share with:
    • 1
    • 3
    • 2
    Information on the use of cookies
    This website uses cookies and, in some cases, third-party cookies for marketing purposes and to provide services in line with your preferences.
    If you want to know more about our cookie policy click here.
    By clicking OK, or closing this banner, or browsing the website you agree to our use of cookies in accordance with our cookie policy.
    OK